Skip to content

Tragjike në Vlorë, Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga.

Related article  Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën

Related article  Dorezohem! Deputeti i PD jep lajmin e hidhur per demokratet pas disfates: Kemi vendosur te...

Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M.

Related article  E rëndë në kryeqytet! I riu humb jetën tragjikisht (Emri)

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Published inLajme