Skip to content

TRAGJIKE NE VEND, humb jetën 22-vjeçari shqiptar! (EMRI DHE FOTO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në Vitia të Kosovës. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e viktimës por kryetari i Vitisë, Sokol Haliti përmes një postimi ka njoftuar se bëhet fjalë për të riun, Ideal Halabaku.

Related article  'Nje Gjest...' Befason Xheneta, bën një tjetër tatuazh me emrin qe nuk e priste askush (Video)

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë,” ka deklaruar Haliti.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halabaku dhe të gjithë ata që e njohën Idealin, duke e cilësuar atë si një djalë shembullor, të dashur dhe plot jetë.

Related article  Vrau Ramazan Matajn, babai i autorit: E di se ma ndau vajzën nga 2 burra, djali marrtë dënimin e merituar

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën.

Related article  E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia e njerëzve, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi i Idealit. Prehu në paqe,” thuhet në reagimin e kryetarit.

Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me rrethanat e gjetjes së trupit apo shkaqet e mundshme të aksidentit.

Published inLajme