Skip to content

Tragjike në Itali! Shqiptari vritet nga Policia – Plas skandali!!!

Një 41-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në afërsi të Genovas, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve. Vdekja ka ardhur pasi oficeri i policisë përdori një taser për ta ndaluar. Ngjarja ka shkaktuar një debat të madh në Itali, pasi është rasti i dytë i vdekjes pas përdorimit të kësaj arme brenda 48 orësh.

Dinamika e ngjarjes dhe hetimet

Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi kur karabinierët u thirrën në një apartament në Manesseno, Sant’Olcese, pasi një person po dëshmonte shenja të dhunës ose të çrregullimeve mendore. Kur ata mbërritën, personi po vepronte në mënyrë të çmendur dhe po shkatërronte sendet brenda shtëpisë. Siç raportohet nga mediat italiane, personi nuk po bashkëpunonte dhe për këtë arsye, njëri nga oficerët ka përdorur taserin për ta ndaluar. Burri u godit dy herë me taser dhe menjëherë pas kësaj ra në tokë. Pas këtij incidenti ai ka humbur ndërgjegjen.

Related article  Biznesmeni ka një kërkesë për publikun pas takimit të Parashqevisë me djalin: “Ju lutem…”

Menjëherë në vendngjarje mbërriti ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, por për fat të keq nuk mundën ta shpëtonin. Hetuesit dyshojnë se përdorimi i taserit mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak, gjë që çoi në vdekjen e tij.

Related article  Grida Duma dhe Arbana Osmani i shpallin ‘lufte’ njera tjetres - Detajet

Prokurorja Paola Calleri ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë e viktimës për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes. Të katër oficerët e përfshirë në ngjarje kanë shkuar në spital për të marrë trajtim, pasi kanë pasur disa lëndime të lehta.

Related article  Pas hyrjes ne Big Brother VIP Albania, Gjestit i ndodh e papritura: Ai ka...

Raste të ngjashme

Ky rast ka ndodhur menjëherë pas një incidenti tjetër të ngjashëm. Vetëm 48 orë më parë, një 57-vjeçar italian nga Olbia, me emrin Gianpaolo Demartis, gjithashtu ndërroi jetë pasi u godit me taser nga policia. Ky incident i dytë ka nxitur një debat të madh në opinionin publik italian rreth përdorimit të taserit nga forcat e rendit.

Published inShowbizz