Një foshnje 5-muajshe me origjinë shqiptare ka humbur jetën në ishullin e Parosit në Greqi. Foshnja u transportua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të ishullit të dielën, dhe rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet greke.
Sipas informacioneve nga mediat greke, fëmija u dërgua në spi’tal pa shenja jete nga nëna e tij. Mjekët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë dhe kishte ndërruar jetë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve,i goli nuk mundi te mbijetojë.
Menjëherë pasi u konfirmua vde’kja e foshnjës, mjekët njoftuan pol’icinë, e cila arre’stoi menjëherë prindërit e foshnjës. Të dy prindërit, me origjinë shqiptare, jetonin prej vitesh në Paros dhe tashmë akuzohen për ekspozim fa’tal të një të mituri. Ata ndodhen aktualisht në parabu’rgim.
Sipas raportimeve nga Greqia, deklaratat fillestare të prindërve lidhur me ngjarjen duket se bien ndesh me njëra-tjetrën. Babai i foshnjës ka deklaruar se e kishin marrë fëmijën me vete në det, ndërsa nëna ka rrëfyer se e kishin lënë foshnjën duke fjetur në makinë.
Një banor i Parosit ka deklaruar për një televizion lokal se familja, e cila kishte katër fëmijë, kishte shkuar për të notuar në zonën e Parasporos. Sipas dëshmisë, foshnja kishte fjetur rrugës, dhe prindërit e kishin lënë në makinë që të flinte. Megjithatë, hetimet e autoriteteve greke do të përcaktojnë versionin e vërtetë të ngjarjes.