Skip to content

Tragjedia në Elbasan! Infermierja vetëvritet duke u hedhur nga pallati, la pas fëmijën 2 vjeç

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Related article  Dy aksidente të tjera me vdekje në Shkodër, viktimat...

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Published inLajme