Skip to content

Tragjedi në Vlorë! LAJM I FUNDIT – Nënë e bijë futen në det për tu larë, por … VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në plazhin e Lungomares në Vlorë, ku një nënë dhe vajza e saj, shtetase të huaja nga Ukraina, u rrezikuan të mbyten në det.

Sipas informacioneve fillestare, të dyja u nxorrën nga uji nga pushuesit dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Vlorës. Burime nga spitali bënë të ditur se në momentin e mbërritjes, ato kishin ende shenja jete, por gjendja e tyre shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe të dyja u futën menjëherë në intubim.

Related article  E fundit! Arrestohet bisnesmeni i njohur në Tiranë, ja çfarë u bënte punonjësve

Fatkeqësisht, në orët e fundit ka ardhur lajmi i hidhur se gruaja ukrainase ka ndërruar jetë në spital, duke mos mundur t’i mbijetuar komplikacioneve. Ndërkohë, vajza e saj ndodhet ende në gjendje kritike dhe mbetet e intubuar, me shpresa të pakta për përmirësim.

Related article  Qeveria “Rama 4” me emra të rinj dhe largime të bujshme, ja kush del jashtë loje

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë raportuar se në momentet e para nuk ka pasur personel të specializuar për të ofruar ndihmën e parë profesionale, duke bërë që pushuesit të ndërhyjnë me mundësitë e tyre të kufizuara. Policia dhe shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt, duke mundësuar transportin e tyre drejt spitalit.

Related article  Sherri me Ilir Demaliajn, Kujtim Gjuzi: Po ruaja Berishën! U mbrojta mirë se kam instikte boksieri

Kjo ngjarje tragjike ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe ngre sërish shqetësimin për sigurinë në plazhet, si dhe për gatishmërinë e shërbimeve të emergjencës për t’iu përgjigjur situatave të tilla. Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe nëse janë zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë në zonën e plazhit të Lungomares.

Published inLajme