Skip to content

Tragjedi ne familjen e kengetarit të njohur shqiptar, humb jeten i biri, detajet tronditese

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur. Artisti ka bërë me dije përmes një postimi prekës në rrjete sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë.

Në statusin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

Related article  Flakët dalin jashtë kontrollit! Dy persona digjen të gjallë brenda makinës

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve. Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të errët të jetës së tyre.

Related article  Çfarë u zbulua në mesazhet e Evi Kokalarit për Bleona Qeretin (Video)

Marin dhe Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina, të cilat janë gëzimi dhe forca e tyre e përditshme.

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

Related article  “Dëgjonte muzikë”! Shqiptarja në SHBA rrëfen si e gjeti Parashqevi Simakun në stacionin e trenit: Më tha...

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Published inShowbizz