Skip to content

Tragjedi familjare – Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret

Një krim i rëndë ka tronditur sot qytetin e Napolit, ku një grua ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i burrit u gjet pa jetë në shtratin e tij.

Gruaja, e cila është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje. Sipas dëshmisë së saj, ende duke u verifikuar nga hetuesit, ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj. Në një përpjekje për të shpëtuar veten, ajo e goditi atë me thikë. Pas krimit, ishte ajo vetë që kontaktoi shërbimet e urgjencës, duke bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe ekipit mjekësor.

Related article  “Top Channel u mori yllin”- Deklarata e Ledionit për Gjestin, Olsa Muhameti e gozhdon

Vajza e çiftit thuhet se ka qenë dëshmitare e ngjarjes, çka mund të jetë një dëshmi kyçe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gruaja, e cila gjendet në spitalin Vecchio Pellegrini, është në gjendje kritike, por jeta e saj nuk është në rrezik.

Related article  Del 'Plani i fshehtë' i Edi Ramës. Do shkrihen bashkite? Ja kush do jene Rajonet dhe bashkitë e reja

Ky incident, sado i rrallë, hedh dritë mbi problematikat e dhunës në familje dhe mbi pasojat tragjike që mund të shkaktojë. Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar saktësisht motivet dhe rrjedhën e ngjarjeve, pasi mbeten të paqarta se si trupi i burrit u gjet në shtrat nëse krimi u krye në kushtet e vetëmbrojtjes. Për momentin, gruaja është nën hetim me akuzën e vrasjes, ndërsa avokatët e saj pritet të përdorin pretendimin e vetëmbrojtjes për të kërkuar një dënim më të butë.

Related article  E ruan me fanatizëm familjen, nuk e nxjerr në rrjete. Foto të rralla të Gerta Gixharit me burrin e djemtë
Published inShowbizz