Skip to content

Tom Doshi i kthen presionin Rames: Pa PSD nuk merr pushtet, ja sa mandate marrim

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ishte sot në një takim në Vaun e Dejës, ku akzoi drejtpërdrejt Benet Becin, Kryetarin e Bashkisë Shkodër, teksa po tenton të blejë vota.

Doshi pohoi se në Shkodër do të ketë zgjedhje të reja për bashkinë, ndërsa sa i takon deputetëve, është i bindur se PSD do të marrë 3 mandate në Shkodër, madje beson edhe 1 në Kukës. Sipas Doshit, pa PSD-në, socialistët nuk mund të bëjnë mozharancë.

Related article  Ngjarja e Astirit/ Zbardhen emrat, kush janë personat e shpallur në kërkim? Njëra nga vajzat që festoi me ko*ainë avokate

Pjesë nga fjala e Doshit:
“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër.

Related article  'Nga ke humb o Vis...' Mbolli droge bashkë me gruan, Vis Pupa poston në IG kopshtin e…(video)

Do të marrim Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre.

Related article  Shtrohet në spital pronarja e Top Channel! Ja çfarë po ndodh (Foto)

Do t’i kthejmë dinjitetin PS-së, duhet të ndahet nga korrupsioni. Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi.”

Published inLajme