Skip to content

Tom Doshi e ha turpin me buke, i ben lepirje Rames pasi i beri presion me SPAK

Rikthehet “qetësia dhe dashuria” mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Pas sulmeve, akuzave dhe përplasjeve publike para zgjedhjeve të 11 majit – që shumëkush i konsideroi si thjesht shou elektoral – dyshja politike është bërë sërish bashkë.

Mazhoranca është përballur sot me vështirësi serioze në Kuvend për të mbledhur votat e nevojshme. Që në nisje të seancës pati tensione, pasi opozita kontestoi deklaratat e Spiropalit për miratimin e procesverbaleve, ndërkohë që në sallë ndodheshin rreth 55 deputetë.

Related article  Ndodh gjatë ndeshjes në Itali, ofendohet rëndë Albin Kurti (Video)

Kriza e numrave kulmoi në fund të seancës, kur për kalimin e disa ligjeve kërkoheshin minimalisht 71 vota. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u detyrua disa herë të deklaronte me zë: “Duhet edhe një votë”, për të plotësuar kuorumin. Vetë PS kishte në dispozicion vetëm 68 deputetë në sallë.

Ligjet përfundimisht u miratuan falë ndihmës së dy deputetëve të PSD – Gledis Çeliku dhe Gertjan Deda – si dhe të deputetit të PDIU, Nusret Avdulla, të cilët votuan pro të gjitha aktet në rendin e ditës.

Related article  “I turreshin biznesmenët si hiena”- Analisti rrëfen jetën e Parashqevisë në Amerikë: Aty u shkëputa

Nga ana tjetër, mungesa në radhët e PS-së ishin: munguan Sajmir Hasalla, Bledi Çuçi dhe Tatjana Piro (kjo e fundit nuk u kandidua fare në zgjedhje), si dhe vetë Edi Rama dhe Mirela Kumbaro. Opozita gjithashtu nuk mori pjesë në votim.

Related article  Amber plas b*mbën, i nxjerr pamjet Laertit! I lidhur prej 1 viti me tr*nsgjinoren shqiptare (foto)

Ajo që bie në sy është që Rama dhe Doshi shfaqin “shou politik” sa herë u prishen interesat. Doshi kërkonte vëmendje para zgjedhjeve ose ndonjë “kockë” më shumë; tani që PS ka shumicën, ai ka “ulur kokën” dhe ndjek Ramën, me shpresën se do t’i kërkohet ndihma kur të duhen 84 vota.

Published inLajme