Dy të moshuar, Ardian Biraçi, 61 vjeç, dhe Vasillaq Trebicka, 66 vjeç, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se kanë kryer marr dhënie s8ks*ale me një grua 38 vjeçe, e cila sipas raportimeve është e pazotë për t’u mbrojtur për shkak të gjendjes së saj.
Vëllai i 38-vjeçares ka bërë kallëzim në polici, duke ngritur gjithashtu dyshime se 61-vjeçari Ardian Biraçi e ka shfrytëzuar motrën e tij edhe për pr0st1tuc10n.
Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, ka konfirmuar arrestimet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s8ks*ale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për pr0st1tuc10n.”
Autoritetet policore kanë njoftuar se hetimet janë ende në vazhdim për të verifikuar në detaje të gjitha rrethanat e këtij kallëzimi të rëndë dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Arrestimet e menjëhershme pas kallëzimit tregojnë seriozitetin me të cilin policia po e trajton këtë çështje.