Skip to content

Tmerr në Tiranë, 45-vjeçari dhunon gruan dhe fëmijët, i kercenon me arme dhe qëllon policinë

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi është parandaluar në kohë nga Policia e Tiranës, e cila arrestoi një 45-vjeçar që dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, si dhe qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve.

Sipas njoftimit zyrtar, forcat e Komisariatit Nr. 1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në një banesë në fshatin Kus, pasi kishin marrë informacion se një shtetas po ushtronte dhunë në familje dhe posedonte armë zjarri.

Related article  LAJM I FUNDIT - Zjarr i madh, rrezikohen banesat dhe varrezat

Rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit të koduar “Forest”, Policia shkoi në banesën e shtetasit L. A., i cili, sapo pa uniformat blu, hapi zjarr me kallashnikov ndaj tyre. Menjëherë më pas, ai u largua në errësirë drejt një zone të pyllëzuar, duke i shpëtuar arrestimit të menjëhershëm.

Related article  Ekzekutimi me plumb në kokë i Vladimir Topjanës në sy të djalit, zbulohet identiteti i autorit: Shkoi me babain

Pas afro dy orësh kërkime intensive në pyll, forcat e Policisë arritën të lokalizojnë dhe neutralizojnë autorin, i cili u arrestua dhe u vu në pranga.

Gjatë ndalimit, në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me fishek në fole dhe një thikë që i posedonte pa leje. Policia konfirmon se përmes kësaj ndërhyrjeje është shmangur një ngjarje e mundshme me pasoja fatale për familjarët dhe punonjësit e rendit.

Related article  Gjykata vendos për babain që ab*zoi me të bijën – Ekspertiza zbuloi se ...

Materialet në ngarkim të të arrestuarit iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës nënvizon se do të vijojë me vendosmëri ndërhyrjet për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje, duke garantuar sigurinë e komunitetit.

Published inLajme