Skip to content

Tjetër rast! Qindra bagëti ngordhin nga sëmundja e rëndë

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bashkinë e Bulqizës është prekur nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR), një sëmundje infektive virale që prek kryesisht delet dhe dhitë.

Sipas burimeve lokale, deri më tani kanë ngordhur më shumë se 150 krerë bagëti të imta në fermën në fshatin Val, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjes në të gjithë tufën, e cila numëron afërsisht 700 krerë. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha tek autoritetet dhe blegtorët e zonës.

Related article  Priten temperatura 44 gradë, flet sinoptikania: Ky qark pritet të thyej rekordin historik, shpresoj që …(Video)

Menjëherë pas konfirmimit të rasteve të ngordhjes, drejt fermës janë nisur specialistë nga Drejtoria Rajonale e Ekstensionit Bujqësor-Dibër, shërbimi veterinar i qarkut dhe përfaqësues të bashkisë Bulqizë. Ekipet e ekspertëve po punojnë për të vlerësuar situatën në terren dhe për të marrë masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Related article  Pritet tjeter 'termet', Rama rikthehet me lëvizje të forta me kabinetin në Dajt, çfarë pritet të ndodhë

Ky rast në Bulqizë vjen vetëm pak ditë pasi një fermë tjetër në Postribë të Shkodrës u vu në karantinë më 3 qershor pas ngordhjes së bagëtive të imëta. Analizat laboratorike të mostrave të gjɑkʋt të marra nga bagëtitë në Shkodër, konfirmuan praninë e murtajës së bagëtive të imëta, duke treguar se sëmundja po përhapet në disa zona të vendit.

Murtaja e bagëtive të imëta është një sëmundje infektive me simptoma si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, ulje e oreksit, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Sëmundja përhapet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet sekrecioneve dhe ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura. Autoritetet po apelojnë blegtorët të marrin masa paraprake dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet veterinare nëse konstatojnë simptoma të ngjashme tek bagëtitë e tyre.

Related article  “Erdhi dita”/ Moderatorja më e dashur e shqiptarëve rikthehet në ekran! Ku do e shohim Arbana Osmanin
Published inLajme