Skip to content

Tjeter ngjarje tragjike trondit Tiranen, te riut i marrin jeten ne mes te lokalit. Policia ngel pa fjalë nga arsyeja (EMRI)

TIRANË – Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Related article  Horoskopi, 4 prill 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.

Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Related article  Biletat për Shqipëri – Serbi, FSHF thirrje urgjente tifozëve: Veproni kështu pa humbur kohë!

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Related article  Tragjedi në familjen e Klaudia Pepës, ndërron jetë...

Vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, FOTO nga arrestimi i picierit 41-vjeçar në Komunën e Parisit

Report Tv ka siguruar foto nga momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili sot vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti në lokalin ku punonin të dy bashkë.

Published inLajme