Skip to content

Fundjava sjell…”/ Mèteorología Porja tregon çmèndurite e motit për ditët në vijim

Meteorologia, Lajda Porja, në lidhje live, bëri parashikimin e motit, duke thënë se kjo javë do të jetë një javë e qetë, ku sot edhe nesër moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare.

Ajo tha se do të jetë një javë tipike vjeshte përsa i përket temperaturave, me minimale që shkojnë në 5 gradë Celsius dhe maksimalja 26 gradë Celsius, e gjithë java do të jetë rreth kësaj vlere.

Related article  Zihen keq Arben Malaj dhe Muslim Murrizi, nga inati nxjerrin emrat e politikaneve qe kane fituar miliona euro (Emrat)

“Dita e mërkurë parashikohet që të ketë më shumë vranësira në territor, ku vetëm zonat malore do të kenë reshje të pakta. Dita e enjte dhe e premte do të shtojë mundësinë për shi, kryesisht në zonat jugore-juglindore, ku do të ketë dhe rrebeshe të izoluara”, u shpreh Lajda.

Related article  Trump i bën gjëmën, George Soros merr goditjen e madhe. Se kishte imagjinuar kurrë

E shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime, vranësira dhe reshje në zonat malore dhe në ato qendrore, ndërsa temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë dhe reshjet do të jenë shumë të pakta. Pritet që java tjetër të sjellë reshje më të shumta.

Related article  Artan Hoxha nxjerr mesazhet tronditese te Edi Ramës: Dëgjo këtu, n’pyll ka…

“Sa i përket rajonit Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, dita e hënë dhe e marta do të jenë me diell. Ndërkohë, e enjtja dhe e premtja do të jenë me reshje. Fundjava do të jetë me kthjellime dhe pika shiu”, shtoi Lajda.

Published inLajme