Skip to content

‘Ti e dije që të donte më shumë se mua, prandaj ndodhi’ Ilir Meta i shkruan Ahmetajt letren e papritur

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkruar një letër publike ish-kryeministrit në arrati të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, duke i uruar më të mirat në jetën e tij të re në Zvicër, pranë fëmijëve dhe familjes. Ai zbulon të falat që ka marrë përmes një miku të përbashkët.

“I dashur Beni! Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka”, shkruan kryetari i Partisë së Lirisë.

Ilir Meta bën një shpjegim të detajuar të arrestimit të tij te ish-Shqiponja, shoqërimin në Policinë e Tiranë dhe pritjen atje për urdhër-arrestin e SPAK. Gjithashtu, ai tregon dhe ditët në burg, vizitat, ndëshkimet për thyerje të rregullores, etj.

Kryetari i Partisë së Lirisë e mbyll letrën me ikjen në arrati të Arben Ahmetaj dhe një bisedë të shkurtër që të dy kanë pasur në Presidencë, kur politikani socialist u mandatu si ministër për Rindërtimin.

“Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova. Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda që donin të të arrestonin për ato që s’ke pranuar të firmosësh e jo për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.

Po je aktor i madh sidoqoftë! E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.” Ndërkohë ti e dijë ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë”, mbyllet letra e Ilir Metës.

Letër e hapur drejtuar Arben Ahmetaj – nga Ilir Meta
I dashur Beni!

Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.

Por ajo që ke parë ti i dashur është…
kliko shtyp ketu

Published inLajme