Skip to content

Thellohet përplasja për pushtet brenda PS, si njeriu i Spiropalit u flak jashtë me shqelma me urdhër të Ballukut…(EMRI+DETAJET)

Florian Semani, zëvendësministri i Financave, është shkarkuar në mënyrë të papritur pak ditë më parë vetëm pas katër muajsh në këtë post. Dyshohet se urdhri i prerë ka ardhur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ajo që në dukje mund të ngjajë si një rrotacion i zakonshëm administrativ, në thelb është një akt i pastër politik që lidhet me një luftë të ashpër për pushtet brenda Partisë Socialiste.

Shkarkimi i Semanit nuk u shoqërua thjesht me një letër institucionale, ai u përjashtua me forcë nga zyra e tij, nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Besmir Beja, i cili dyshohet se e përzuri Semanin nga zyra dhe i kyçi derën.

Ky veprim ekstrem vjen si pjesë e një skenari më të gjerë ku Balluku, që sot kontrollon qartazi territorin ekonomik të qeverisë, po ndërmerr një spastrim të figurave të lidhura me rivalët e saj politikë brenda PS-së.

Florian Semani, një emër i sjellë nga SHBA për të dhënë ekspertizë në qeverisje, ishte i pozicionuar si njeri i afërt me Elisa Spiropalin, një nga figurat më të ekspozuara mediatikisht dhe politike të PS-së. Pra kjo përplasje në Ministrinë e Financave nuk ka të bëjë me performancën e një zyrtari.

Related article  Trondit Berisha: Ka prova, Rama-Ballukun e ka ...

Ajo dyshohet se është simbol i një lufte që ka hyrë në një fazë ku goditjet po bëhen hapur, dhe ku gjithçka tregon se Balluku ka vendosur të mos tolerojë asnjë prani që i takon një rryme tjetër brenda partisë. Me këtë veprim, ajo kërkon të afirmojë kontrollin e plotë dhe të sigurojë rolin e saj si figura më e fortë pas kryeministrit.

Goditjet e Ballukut ndaj Spiropalit
Por operacioni i Ballukut për të shtyrë jashtë Spiropalin nuk nisi me shkarkimin e Semanit. Ai është vetëm një hallkë e zinxhirit. Në fund të vitit 2024, gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali u vu nën një sulm të organizuar që u perceptua nga të gjithë si një “gjyq politik”.

Në qendër të këtij sulmi ishte sërish Belinda Balluku. Me tone të forta dhe të drejtpërdrejta, ajo e akuzoi Spiropalin për keqmenaxhim të seancës plenare.

Related article  Vrau biznesmenin italian! Kush eshte Nipi i Gramoz Rucit qe askush nuk guxoi ta prekte

Balluku ngriti madje edhe akuza të rënda, duke aluduar se Spiropali ndodhet nën ndikimin e kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deri në atë pikë sa insinuoi që mund të jetë nën shantazh. Këto episode tregojnë se Balluku nuk po e lufton vetëm me emërime dhe shkarkime në administratë.

Ajo po ndërton një rreshtim politik brenda vetë partisë për të nxjerrë nga loja çdo figurë që i përket një rryme tjetër dhe për të siguruar se kontrolli në qeveri dhe në PS i takon vetëm një grupi të përqendruar rreth saj.

Apo po shpërbëhet linja e Gramoz Ruçit në PS?
Në të njëjtën linjë duket se hyn edhe rasti i Ermal Dredhës, kryebashkiakut të Vlorës. Dredha është djali i Neki Dredhës, një figurë emblematike e së majtës vlonjate dhe njeri i afërt i Gramoz Ruçit.

Ditën që PS dorëzoi emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore, Gramoz Ruçi publikoi në “Facebook” një mesazh të fortë politik, ku i kërkonte vlonjatëve të mbështesnin Dredhën.

Related article  Berisha: Veliajn e kanë nxjerrë nga b*rgu para tre netësh, aty ka ndodh e paimagjinueshmja

Në këtë mesazh ai shkruante: “Për Bashkinë Vlorë, PS ka zgjedhur një diplomat të shkëlqyer si Ermal Dredha, i cili meriton plotësisht mbështetjen e qytetarëve të Vlorës.

Ermali për Vlorën, votojeni!”. Edhe pse Ermal Dredha nuk është larguar zyrtarisht nga posti i tij, goditjet politike ndaj tij janë intensifikuar dukshëm muajt e fundit.

Sulme mediatike, sabotime institucionale dhe sinjale të qarta se ai nuk është më pjesë e boshtit të ri të pushtetit. Pakënaqësitë e Ramës ndaj situatës në këtë qytet, ku ndikimi i Dredhës mbetet i fortë, u bënë të dukshme edhe në mënyrë publike gjatë festës së Partisë Socialiste disa ditë më parë, ku u vu re një komunikim i ftohtë dhe i tensionuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Vlorës.

Pyetja që ngrihet në fund është se a është rastësi që sulmohet një njeri i Ruçit apo është linjë e Ramës për të shkrirë fuqinë e një nga figurave të fuqishme të PS?

Published inShowbizz