Skip to content

Tërmeti i fortë godet ishullin grek, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë është regjistruar në ishullin e Lesvos, Greqi, duke tronditur banorët.

Goditja ka pasur epiqendër 8 km nga Mithymna dhe është ndjerë në të gjithë ishullin ku  banorët të frikësuar  kanë dalë në rrugë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.6 km. Gjithashtu raportohet se ai është ndjerë edhe në ishujt fqinjë, si në Kios.

Related article  20-vjecarja humb jetën pas operacionit per zvogelimin e stomakut

Banorët e Lesvos kanë deklaruar se janë trembur shumë pasi ka pasur kohëzgjatje të madhe, ndaj dhe kanë dalë në rrugë duke qëndruar aty edhe shumë kohë pas lëkundjeve.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa autoritetet lokale janë në gatishmëri për të vlerësuar situatën, sidomos në fshatrat e ishullit.

Related article  Edi Rames po i vjen fundi?! Kush është zonja që bllokoi Ramën të takonte JD Vance në Mynih

Dëshmitë e para nga fshati Lepetymnos, ku në vitin 2023  është regjistruar një tërmet me fuqi 4.9 ballë, thonë se lëkundjet e sotme sizmike ishin veçanërisht të forta dhe raportimet e  para nga banorët flasin për rënie të objekteve dhe pajisjeve në shtëpitë e tyre.

Related article  Vrasja ne Shkoder, policia jep detaje

Sipas profesorit të gjeologjisë dhe drejtorit të Organimit të Projektimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet, Efthimios Lekkas, ka deklaruar se është ende herët për të dhënë një konkluzion për këtë lëkundej të fuqishme.

Published inLajme