Skip to content

Termet Peci ma kapi gruan me zor në mbledhje partie! Pasi kerkoi divorc, burri nga Kelcyra tregon detajet

Vetëm një ditë para zgjedhjeve, një skandal i rëndë me protagonist deputetin socialist Tërmet Peçi është mbajtur nën tapet me një përpjekje të organizuar për të fshirë çdo gjurmë.

Një video, që për pak nuk shpërtheu si bombë në mes të fushatës, e tregonte Peçin në makinë duke u veshur me nxitim, pranë një punonjëseje të tij, në një situatë komprometuese që është cilësuar nga burri i saj si akt i dhunës seksuale.

Related article  “Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret te permbyse sondazhet

Burri, banor i Këlcyrës, ka dorëzuar kërkesën për divorc dhe ka ngritur kallëzim penal, duke deklaruar se bashkëshortja e tij është abuzuar seksualisht nga Peçi, nën kërcënim dhe dhunë fizike.

Rasti është raportuar fillimisht në Komisariatin e Përmetit dhe më pas në Policinë e Gjirokastrës, por sipas burimeve, videoja e ngjarjes është zhdukur me ndërhyrjen e Vojos, vëllait të Tërmet Peçit, zyrtar në radhët e Policisë së Shtetit.

Related article  Ky është Lulzim Visha që u vra në Zall Mner, përplasja me familjen Lami

Për të mbuluar gjithçka, është aktivizuar edhe një linjë politike. Ministrja Mirela Kumbaro, përgjegjëse për fushatën elektorale të PS në Gjirokastër, është informuar menjëherë pas incidentit dhe ka ndërhyrë për të ndaluar publikimin e ngjarjes.

Sipas burimeve, presioni ndaj familjes ka qenë i fortë: u është kërkuar të tërheqin kallëzimin, por bashkëshorti i viktimës ka refuzuar, duke e çuar çështjen drejt një procesi divorci, ndërsa organet ligjzbatuese deri më tani nuk kanë reaguar.

Related article  Deklarata e fundit e Ebrahim Raisit ndaj SHBA-së po trondit rrjetin

Skandali nuk është pasqyruar në asnjë buletin zyrtar, ndërkohë që dyshimet për ndërhyrje të qëllimshme politike dhe institucionale janë të forta. Në kulmin e fushatës, PS ka heshtur, dhe hetimet për një rast që mund të kishte tronditur opinionin publik, janë zhytur në errësirë – bashkë me videon që sot askush nuk “e ka parë”.

Published inLajme