Skip to content

Tërmet 7.7 ballësh, shemben ndërtesat njerëzit vrapojnë në panik. Publikohen pamjet (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 dhe një pasgoditje me magnitudë 6.4 goditi Mianmarin. Goditjet janë ndjerë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa në Bangkok është rrëzuar një ndërtesë shumëkatëshe ende në ndërtim.

Qeveria ushtarake e Mianmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajone, raporton televizioni shtetëror MRTV.

Oficerët e policisë të Bangkokut janë vendosur gjithashtu për të evakuuar njerëzit nga ndërtesat e pasigurta dhe për të menaxhuar trafikun.
Në një lidhje për Euroneës Albania, gazetarja Supaporn Eldredge dha detaje nga tmerri i përjetuar nga qytetarët në Bangkok.

Related article  Trondit teologu: Pas Shtetit Bektashi në Tiranë qëndron dora e ....

Ajo tha se qytetarët janë të ndaluar të kthehen në banesa dhe radhë të gjata kilometrike me makina presin të dalin nga qyteti drejt zonave më të sigurta.

“Pashë makinën që lëvizte, njerëz që vraponin dhe isha shumë e trembur. Deri në këto momente unë nuk mund ta marr makinën mbrapsht dhe nuk na lejohet të kthehemi në banesa. Të gjithë janë shumë të tronditur, ka një trafik tepër të rënduar. Edhe unë nuk mund të kthehem në banesë. Jemi të bllokuar këtu dhe duhet të largohemi nga qendra e qytetit me këmbë”, tha ajo.Gazetarja tha se ende nuk dihet numri i viktimave që mund të jetë shkaktuar nga shembja e ndërtesës shumëkatëshe në Bangkok. Sipas informacioneve jozyrtare, ajo tha se në ndërtesë dyshohet se ndodheshin rreth 300 persona.

Related article  'Horoskopi i detajuar per muajin Maj' Yjet nuk heshtin më, Maji sjell vendime që s’mund të shtyhen, ndryshon zemra dhe drejtime

“Kam dëgjuar nga shoqëria ime që ndërtesa që u shemb kishte rreth 300 punonjës që ndodheshin aty. Por ende nuk kemi informacion zyrtar se sa është numri i personave që ndodheshin në atë godinë. Siç thashë, ka shumë njerëz që ecin nëpër shtigje”, tha ajo.

Related article  Donald Trump takon mikun e Edi Ramës – Zbardhet misioni i rëndësishëm

 

Published inLajme