Skip to content

Dyshohet se u mori jeten te moshuarve gjatë kohës që po i transportonte për spital, vnën hetim shoferi i ambulancës

Një shofer ambulance është nën hetim nga Prokuroria e Forlì-t, pasi dyshohet se gjatë rrugës, teksa po transferonte pacientët për në spital, i ka helmuar ata me substanca të dëmshme.

Pesë të moshuar kanë ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak: njëri gjatë rrugës për në spital, ndërsa katër të tjerë në ditët që pasuan.

Related article  Prapa skenave të pushtetit: Mbreti arab me jaht në Shqipëri, objektivi i vërtetë i takimit që trondit qeverinë!

Autoritetet po shqyrtojnë edhe raste të tjera, duke ngritur dyshime se numri i viktimave mund të shtohet dhe hetimi të zgjerohet.

27-vjeçari, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian, nuk është arrestuar ende, por është pezulluar nga detyra.

Related article  Milioneri shqiptar plagos per sherr banal te riun, shpallet ne kerkim

Hetimi nisi pas kërkesës së familjes së një prej viktimave për autopsi, ku lindën dyshimet.

“Mësuam nga avokatët tanë për këtë hetim lidhur me vdekjen e nënës sonë. Jemi të tronditur. Është një gjë e rëndë për t’u pranuar.

Kemi besim të plotë në Prokurorinë e Forlì-t dhe në punën që po bëjnë. Do të jemi aty deri në fund për të kuptuar vërtet se çfarë ndodhi dhe pse.

Related article  Ish-deputeti i PD-së tradhëton Berishën. Kandidon në listën e PS-së

Ne thjesht duam të vërtetën”, komentoi djali i një gruaje të moshuar që vdiq në nëntor 2025.

Published inLajme