Skip to content

Të shtunën një banore e Big Brother Albania do hyjë në “Grande Fratello”?

Në spektaklin e Big Brother VIP Albania, ndodhi një situatë e pazakontë: opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë në procesin e nominimeve.

Ata vendosën që banorët në nominim të ishin kokë më kokë Loredana dhe Livia.

Mirëpo ky nominim ka ngjallur dyshime dhe diskutime, pasi sipas burimeve të “Lokimagazine.com”, ekziston mundësia që njëra prej tyre të mos largohet përfundimisht nga reality show, por të transferohet si konkurrente në “Grande Fratello” në Itali.

Kujtojmë se në një intervistë për “Shqipëria Live”, Ledion Liço zbuloi se, “Big Brother VIP Albania” dhe “Grande Fratello” do të realizojnë një shkëmbim banorësh. Ai deklaroi: “Qëllimi është që të bëjmë një shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.” dhe duket se ky moment është duke ardhur.

Duke marrë parasysh se si Loredana ashtu edhe Livia janë njohëse të shkëlqyera të italishtes, kjo mundësi bëhet edhe më e besueshme.

Related article  LAJMI I FUNDIT, Sulmohet me thike kryebashkiaku bashke me te birin(EMRI+FOTO)

Megjithatë, burimet tona bëjnë me dije se vendimi final nuk është marrë ende dhe për të zbuluar të vërtetën duhet të presim Prime-n e së shtunës.

Related article  “Kur një burrë preket në hundë, si të të shajnë nga nëna”/ G Bani pas përjashtimit: S’më nxori Gjesti
Published inShowbizz