Skip to content

Të shtëna në mes të qytetit, qëllohet me armë zjarri i riu – Detajet e para

Një incident i armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, ku një 35-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri pas një konflikti verbal që ka agravuar.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:45, shtetasi A. D., 35 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me pistoletë shtetasin M. J., gjithashtu 35 vjeç. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe sipas informacioneve, është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes, shtetasin A. D., si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A. Aktualisht, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre me qëllim kapjen dhe arrestimin.

I plagosuri M. J. ndodhet i shtruar në spital dhe po merret në pyetje nga oficerët e policisë për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe arsyet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Published inLajme