Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Orikum të Vlorës, plagoset 29-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar me inicialet S.V., e sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Related article  “Jemi afër”/ Rama jep lajmin e mirë që ka marrë nga BE

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Published inLajme