Një incident është regjistruar ditën e sotme në një supermarket, ku një vajzë e re është përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike me një çift të moshuar.
Dëshmitari që ka filmuar ngjarjen ka shpjeguar për JOQ se konflikti nisi kur gruaja e moshuar ka hyrë pa radhë te kasa, duke shkaktuar irritimin e vajzës. Vajza më pas është ofenduar, duke çuar në përplasjen fizike.
Në video, vajza dëgjohet të thotë: “Ka pak burra që vijnë këtu. Plakë e shpifur. Keni marrë kot ju. E çmendur. Mbaj burrin aty, moj plakaruqë e dreqit.”.
Pas publikimit të pamjeve, ka reaguar edhe vajza, protagoniste e videos, e cila tregon versionin e saj të ngjarjes: “Unë isha në radhë… E moshuara kishte hyrë pa radhë dhe nuk e kisha lejuar. Më ofendoi, më tha ‘lav*re’. Unë i thashë ‘ç’paskeni qenë ju plakat, keni marrë për kot’”. Pas kësaj, ka ndodhur përplasja e filmuar.