Skip to content

“Të merren masa”, Ahmed Kalaja reagon për deklaratën e Laert Vasilit: Islamofobi e pastër

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar në lidhje me deklaratën e banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, pasi ky i fundit ka thënë për fjalën “Allahu-Ekber”, përdoret nga terroristët për “prerjen e kokave”.

Related article  Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, nuk do t’i mbani dot lotët

Me një postim në rrjete sociale, Kalaja i referohet aktorit si islamofob, ndërsa kërkon nga Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa.

Related article  Gjendet i groposur një trup i pajetë, dyshohet për vrasje. Detajet

“Islamofobi e pastër në ditën me diell. Ky e lidh Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi me terrorizmin!!! Shpresojmë që Komisioni Kundër Diskriminimit të ndërmarrë masa”, shkruan Ahmed Kalaja.

Related article  50 fakte të fshehta nga jeta e Ramiz Alisë dhe misteret që mori në varr

“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, i është drejtuar aktori Gjestit.

Published inLajme