Skip to content

‘Te kam lene helm miu, pije…’ E tmerrshme, nena zbulon te Arditi incizimin ku djali i kerkon te vrase veten (video)

Një episod rrënqethës është ndarë në emisionin “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në TV Klan, ku një nënë 76-vjeçare, Vergjinushja, ka rrëfyer para publikut dhe moderatorit Ardit Gjebrea një histori të rëndë abuzimi, dhune dhe kërcënimesh që ka përjetuar për më shumë se dy dekada nga djali i madh, Luani, dhe nusja e tij.

E shoqëruar në studio nga djali i saj i vogël, Alberti, Vergjinushja tregoi se për 22 vite me radhë është dhunuar psikologjikisht dhe verbalish nga djali dhe nusja, ndërsa djali tjetër, Luani, ka shkuar aq larg sa ta kërcënojë nënën e tij me helmim. Ajo rrëfeu se i biri i kishte telefonuar për t’i thënë se i kishte lënë helm për minj në trarët e shtëpisë, me qëllim që ajo ta konsumonte dhe të mos e gjente të gjallë kur të kthehej.

“Më tha në telefon: ‘Të kam lënë ilaç miu në trarë. Merre, haje, të mos m’i ndyesh duart. Unë nuk të kam nënë ty. Kur të vij, do të të djeg me benzinë’. Nusja më thotë k**vë, më përbuz, më ofendon. Djali nuk reagon, sikur nuk jam nënë e tij,” tha Vergjinushja mes lotësh dhe me zë të dridhur.

Për më tepër, djali i vogël Alberti, dëshmitar i shumë prej ngjarjeve, deklaroi se kishte regjistruar me audio një pjesë të këtyre episodeve për t’i pasur si prova. Në një prej incizimeve të dëgjuara në studio, dëgjohet qartë zëri i Luanit, i cili i thotë nënës së tij që të pijë helmin:

Incizimi:

Luan: “Unë nuk të kam nënë. Pije helmin, mos të të gjej të gjallë! Kaq!”

Vergjinushe: “Ta pi unë helmin, kështu thua ti?”

Luan: “Pije helmin!”

Vergjinushe: “Të vras Bertin ë?”

Luan: “Pije helmin ti e para, se me atë do të mbaroj punë unë!”

Të gjithë të pranishmit në studio, përfshirë publikun dhe stafin, mbetën të tronditur nga detajet që dolën gjatë seancës. Moderator Ardit Gjebrea u shpreh i shokuar nga niveli i dhunës dhe mungesa e ndërgjegjes njerëzore.

Ngjarja ngre alarmin për trajtimin çnjerëzor që disa prindër të moshuar përjetojnë në heshtje brenda mureve të shtëpisë, shpesh nga ata që duhet t’i mbështesin. Rasti i Vergjinushes është një dëshmi rrëqethëse se sa e thellë mund të jetë dhuna psikologjike dhe çfarë plagësh të padukshme mund të lërë ajo në zemrën e një nëne.

Published inShowbizz