Skip to content

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen zyrtari i lartë amerikan i antiterrorizmit

Drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqjen, duke shprehur kritika të forta ndaj luftës së nisur nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit.

Në një letër drejtuar presidentit Donald Trump, të cilën e publikoi në rrjetin social X, Kent deklaroi se “Irani nuk përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë”.

Related article  Prindërit e Ilarias flasin për letrën e vrasësit: Befasojnë me...

“Pas shumë reflektimi, kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me efekt të menjëhershëm”, shkruan ai.

Në vijim, Kent thekson se nuk mund të mbështesë luftën në vazhdim: “Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të mbështes luftën në Iran. Është e qartë se ky konflikt nisi për shkak të presioneve nga Izraeli dhe lobet e fuqishme të tij në SHBA”.

Related article  DALIN REZULTATET! Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

Ai pretendon gjithashtu se në fillim të administratës, zyrtarë të lartë izraelitë dhe figura me ndikim në mediat amerikane zhvilluan një “fushatë dezinformimi”, e cila, sipas tij, ndikoi në krijimin e një klime pro-luftës.

Sipas Kent, kjo klimë “u përdor për të bindur se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm dhe se një ndërhyrje ushtarake do të sillte një fitore të shpejtë”, duke e cilësuar këtë si një pretendim të rremë.

Related article  Bernardi i “Big Brother” dhe Lulzim Basha janë kushërinj të parë?

Ai paralajmëroi se SHBA nuk duhet të përsërisë gabime të së kaluarës, duke iu referuar përvojave të mëparshme ushtarake.

Published inLajme