Skip to content

Takimi i shumëpritur/ Shqipëria nuk shkon dot më shumë se barazimi me Serbinë

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Serbisë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, zhvilluar në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria humbi rastin më të artë në fund të pjesës së parë, kur Rey Manaj nuk arriti të konkretizojë një penallti të fituar nga Elseid Hysaj.

Kuqezinjtë e nisën sfidën me iniciativë, duke kërcënuar që në minutën e parë me një tentativë të Shehut nga distanca. Manaj dhe Mitaj provuan gjithashtu në minutat në vijim, por pa rezultat konkret. Loja u ndërpre shpesh për shkak të faulleve dhe tensionit në fushë, duke sjellë edhe kartonët e parë të verdhë për Pavloviçin dhe kapitenin Gjimshiti.

Related article  Tjetër goditje për Albin Kurtin! Zbardhet vendimi i sotëm

Në minutën e 45-të, pas një ndërhyrjeje të Samarxhiç ndaj Hysajt, arbitri akordoi penallti për Shqipërinë. Megjithatë, Manaj nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë, pasi goditja e tij u ndal nga portieri Petrovic.

Related article  E tradhtonte me 'Zanën nga Korça', burri i bën kërkesën e cmendur ish gruas dhe habit Arditin: Hiqu si ajo kur të...

Edhe pjesa e dytë vazhdoi në të njëjtin ritëm të luftuar. Strakosha shpëtoi kuqezinjtë në minutën e 53-të pas një goditjeje me kokë të Mitroviçit, ndërsa trajneri Sylvinho tentoi të freskojë ekipin me futjen e Dakut dhe Bajramit. Loja u ndërpre për pak çaste në minutën e 66-të pas hedhjes së sendeve në fushë, por rifilloi pas një thirrjeje drejtuar tifozëve.

Të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores në minutat e mbetura, por mungoi finalizimi. Bajrami dhe Daku ndërtuan një aksion premtues në minutën e 72-të, ndërsa Asllani provoi nga goditja e këndit në të 79-ën, por pa sukses. Edhe Serbia kishte shanset e saj, por mbrojtja shqiptare qëndroi e vendosur.

Related article  Tronditet media shqiptare, ndërron jetë gazetari i njohur

Në fund, barazimi 0-0 ndau nga një pikë për secilën skuadër në Grupin K, duke lënë gjithçka të hapur për vazhdimin e garës. Për Shqipërinë, rezultati lë një shije të hidhur për shkak të penalltisë së humbur dhe mundësive të papërfituara.

Published inLajme