Skip to content

Surprizon Majlinda Bregu, ja për kë do të votojë më 11 maji

Në një podcast me Mira Kazhanin, Majlinda Bregu flet për jetën larg të qenit politikane, por flet edhe për peshën e të qenit grua në politike e sidomos për presionin shoqëror mbi gratë.
Ish ministrja e PD-së tregon gjatë intervistës në nota ironie sesi u ndje kur e larguan nga PD-ja.

“Më pushuan nga një punë që e doja. Pastaj prisnin që unë 45 vjeç të rrija pa punë. Në dallim me tymnajën e rrjeteve sociale, kam patur dhe kam nevojë të punoj”, tha Majlinda Bregu.

Related article  Lʋftɑ Izrael-Iran, përfshihet edhe Rusia, ja lëvizja e fundit e Vladimir Putin

Bregu lë të kuptojë se funksioni i saj në krye të RCC nuk u prit mirë nga partia e saj.

E pyetur për politikën sot?
Majlinda Bregu thotë:
“Unë do doja shumë që Shqipëria të mos kishte këtë pjesën e shkatërrimit të ndërsjellë i cili në fund të ditës nuk prodhon asgjë. Ky është një problem shumë i madh që ka karakterizuar politkën vitet e fundit. Se në fakt, kur një forcë politike, ajo që është në pushtet, mendon se është e vetmja e pushtetshme dhe shkatërrimi i forcës tjetër politike, dobësimi i saj, edhe vetëshkatërrimi për të thënë të vërtetën.
E ndihmon në njëfarë mënyre se i jep shanse më shumë për të fituar dhe për ta patur pushtetin në duart e veta në një plan pak afatgjatë, do të thotë që deri diku ti ke projektuar edhe shkatërrimin tënd.”, tha Bregu në ZëmeMirën Podcast.

Related article  Agron Shehaj prane mandatit te dyte ne Tirane, ja sa pak vota i duhen per t'i hequr te 19-tin PS-se

Mira Kazhani e pyet në fund nëse ka një parashikim për 11 majin dhe Bregu thotë se di vetëm që do të votojë për partinë e saj.

Related article  Dumani në gjendje të rëndë! Flasin mjekët: Ja çfarë mund ti kenë bërë në burg

 

Published inLajme