Skip to content

Del motivi shokues pse vellai i mori jeten vellait

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një person që vrau vëllain e tij.

Incidenti ndodhi në Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi u vra me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.

Burime të IndeksOnline pohojnë se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre ka nisur për shkaqe familjare.

Related article  Tragjedi - Fëmija i mitur mbytet në pishinën familjare, dërgohet në spital pa shenja jete

Burimet e njëjta pohojnë se fjalosja ndërmjet vëllezërve fillimisht lindi mbi të drejtat për një shtëpi.

Dyshohet se Jetmiri shkrehu armën në organet gjenitale dhe zonën e legenit të të vëllait.

Related article  “Kush është ky” – Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit (Video)

Faruku u transportua drejt emergjencës së Klinës fillimisht, për t’u bartur më pas në Spitalin e Pejës.

Nga spitali deklaruan se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi kishte arritur pa shenja jete.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë deklaroi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Related article  E fundit! Arrestohet me kokainë kandidati i njohur per deputet i 11 Majit! Tentoi te largohet por...

Në bazë të dispozitave dhe afateve të caktuara, Prokuroria pohon se do të kërkojë nga Gjykata Themelore e Pejës që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, prej një muaji./IndeksOnline/

Published inLajme