Skip to content

‘SPAK ka marre prova te reja’ Avokati plas bomben: Berisha rrezikon burgim deri në 35 vjet, ose të përjetshëm për…

Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Idajet Beqiri, ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon një dënim të rëndë për rolin e tij në masakrën që ndodhi në bulevard në 21 janar, ku humbën jetën katër qytetarë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në një intervistë të fundit, Beqiri tha se SPAK ka grumbulluar prova të reja, të cilat mund të çojnë në një dënim të përjetshëm për Berishën. Ai theksoi rëndësinë e ndëshkimit të këtij krimi, duke theksuar se mosdënimi do të lërë një plagë të pashërueshme në shoqërinë shqiptare.

Sipas Beqirit, kjo ngjarje nuk është vetëm një dhimbje për familjarët e viktimave, por një shembull i dështimit të shtetit dhe institucioneve, të cilat, sipas tij, kanë mbrojtur kriminelët dhe kanë manipuluar provat për të fshehur të vërtetën.

Beqiri kërkoi që drejtësia të vendoset përfundimisht, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë që ka mbizotëruar për shumë vite. Sipas tij hetimet po vazhdojnë, me dëshmi të reja që pritet të dalin në dritë, duke përfshirë edhe fakte të reja.

“Një krim i tillë, në rast se nuk do të ndëshkohet, të jeni të bindur që Shqipëria dhe shqiptarët këtë plagë do ta kenë në trupin e tyre të pashërueshëm për jetë. Në ç’aspekt?

Jo në aspektin e atyre që ikën e nuk vijnë më. Jo në aspektin e atyre familjarëve, fëmijëve të tyre, vëllezërve, motrave, prindërve të tyre, që ikën dhe nuk vijnë më në këtë jetë dhe që kanë një dhimbje shpirtërore të pashlyeshme dhe që sa herë vjen 21 Janari, ata nuk qajnë vetëm, por u kullon gjak shpirti, në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Pra, nuk është fjala vetëm për këta, por problemi këtu është tek ajo se ku jetojmë, në çfarë shteti jetojmë, çfarë qeverie kemi, kush na qeveris ne. Domethënë, ne votojmë, ne paguajmë taksa, ne i paguajmë këta njerëz me rroga të majme dhe ne pranojmë madje që këta t’i shumfishojnë e t’i trefishojnë pagat e tyre, thjesht dhe vetëm që të na vrasin, thjesht dhe vetëm që të na varfërojnë, thjesht dhe vetëm që të na skllavërojnë dhe ata janë të pandëshkueshëm.

Sepse ligji, nëse vret dikush, dënon me burgim të përjetshëm për një vrasje. Kurse këta vrasin katër dhe plagosin dhjetëra të tjerë në bulevard, në sy të kamerave, në sy të televizioneve, në sy të një opinioni të tërë, në sy të ambasadave të vendeve të Perëndimit dhe të gjithë vendeve të tjera të botës, dhe nuk merret asnjë masë.

Atëherë, kjo sjell një fatkeqësi kombëtare, sepse qytetarët e këtij vendi nuk besojnë në shtet, nuk besojnë në institucione. U vritet ajo që është më e shenjta: që këta janë njerëz për të gëzuar liri dhe të drejta, dhe nuk janë njerëz që shteti mund të bëjë gjithçka mbi ta. E pikërisht, edhe masa e ndëshkimit për krime të tilla është e rëndë.

Kështu që, Sali Berisha me gjithë shpurën e tij kriminale, që e bëri këtë krim shtetëror, dhe krim shtetëror nuk themi ne “masakër shtetërore”, nuk themi ne vetëm brenda Shqipërisë, as shqiptarët, as familjet e viktimave apo përfaqësuesit ligjorë të tyre.

Po, thotë Gjykata e Strasburgut, e cila e cilësoi të tillë pasi analizoi të gjitha provat dhe pasi pa se si u fshehën provat, si u manipuluan ato, çfarë alibish ndërtoi Kryeministri i vendit për të fshehur këtë krim të rëndë shtetëror e të tjera. Pra, kjo masakër ka si dënim të vetëm, do thosha unë, burgimin deri në 35 vjet ose burgim të përjetshëm.

Domethënë, ka burgimin e përjetshëm dhe Berisha, vetëm për 21 Janarin, e ka të sigurt, sepse provat janë të plota që ai do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe ai do ta mbyllë jetën e tij, siç e meriton, në burgim të përjetshëm. Pasi jo vetëm që vrau, jo vetëm që manipuloi procesin, jo vetëm fshehu prova, jo vetëm ndërtoi alibi, por ai rrëzoi edhe shtetin në atë periudhë.

Më 21 Janar, shteti shqiptar ra, ra, sepse iu bë një puç, dhe puçin e bëri Kryeministri i vendit, kur ai që duhet ta mbronte shtetin, ai që duhet të ishte më fanatiku në mbrojtje të shtetit. Kurse ai, për të mbrojtur karrigen e tij, pushtetin e tij, për të mbrojtur misionarizmin e tij në interes të Serbisë, e cila e ka sjellë në pushtet, ai “vrau” Presidentin e Republikës, sepse e hodhi në akuzë, duke mohuar institucionin e tij.

Ai “vrau” gjykatat e Shqipërisë, pushtetin e tretë, sepse nuk ua zbatoi vendimet gjyqësore, të cilat janë ligj, për të arrestuar gardistët që bënë ekzekutimin. Pra, e morën urdhrin nga Sali Berisha, por ata nuk duhet ta zbatonin atë urdhër dhe, derisa e zbatuan si ekzekutorë, duhet të arrestoheshin. Dhe vendimet e gjykatës nuk u zbatuan, sepse urdhëroi Sali Berisha të mos zbatohen. “Jam unë shteti, jam unë ligji, jam unë Luigji i XIV”.

Dhe për rrjedhojë, ata nuk u arrestuan, por u mbajtën në Kryeministri, u mbajtën me ushqim, u dekoruan atje, sikur bënë një akt heroik, prej këtij krimineli. Pra, e rrëzoi pushtetin gjyqësor, rrëzoi pushtetin e akuzës, të organit të akuzës, sepse i tha prokurores së përgjithshme:

“Ti je lavirja e bulevardit!” dhe i fshehu provat me zjarrfikëse, me ujin e zjarrfikëses, për të thënë: “Jam unë personi, që e bëj ligjin këtu!” dhe nuk la prova t’i merrni ju dhe të çoni çështjen në gjyq, sepse edhe serverat ai i zhduku, edhe kamerat ai i zhduku, se kishte fuqi, dhe i futi në krim së bashku me Sekretarë të Përgjithshëm dhe me administratorin e serverave e të tjera aty në Kryeministri.

Pra, një krim i tillë është me të vërtetë jashtëzakonisht i rëndë dhe fatal, dhe s’ka të bëjë thjesht dhe vetëm me katër vrasje, por ka të bëjë me rënien e shtetit, me rrëzimin e shtetit. Për herë të dytë ai rrëzoi shtetin; e rrëzoi në ’97-ën dhe vuri Veriun kundër Jugut në luftë civile dhe vrau 4.000, një kriminel i jashtëzakonshëm lufte. Tani bëri dhe 21 Janarin, të dytin, për të thënë: “Siç më morët të keqen në ’97, do më merrni të keqen edhe për 21 Janarin!”.

Por dosja këtë herë po hetohet nga SPAK. Atje kanë shkuar për të dëshmuar vëllezërit e Hekuran Dedës. Këto janë në kuadër të hetimeve dhe memories që i kemi bërë SPAK-ut, ku kemi përcaktuar rrethin e dëshmitarëve dhe provave, deri tani gjysma që kemi thënë në memorien tonë janë pyetur nga SPAK dhe një tjetër nga këto fakte është që shoqëruesi i Sali Berishës i ka shkuar me valixhe me 300 mijë euro që t’i shkonin gjoja për homazh dhe që të mos kërkonin vrasësin se nuk ishte Sali Berisha pas vrasjes, t’i blinte heshtjen dhe bindte që të mos thoshin se e bëri ai.

Do dëshmojnë edhe të tjerët, do thirren dëshmitarë nga më të fortët për procesin. Por edhe për t’i fiksuar dëshmitë e tyre, për ekzekutorët, nga i morën urdhrat që bën atë krim shtetëror. Do shkojë ish-presidenti i republikës, Bamir Topi, ish-Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, dhe ish-kryeministri Edi Rama, që ka qenë në opozitë. Krimet janë të rënda”, përfundon reagimin Idajet Beqiri.

Published inShowbizz