Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë 3 javë më parë, në kuadër të një hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kallëzimi për rastin është bërë nga përfaqësuesi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Sipas Këlliçit, aktmarrëveshja e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”, është bërë në dhjetor të vitit 2021.
Ai theksoi se shembja e këtyre 13 pallateve në zona të ndryshme të Tiranës, është bërë me justifikimin e dëmtimit të tyre nga tërmeti i 2019.
“Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.
Këlliçi: Unë sot kam ardhur para dyerve të selisë së organizatës partnere të Edi Ramës, që dot kanë marrë porosi nga kolegu i tyre Erion Veliaj, për të thirrur dhe pyetur Arbjan Maznikun në SPAK. Sipas gjykatave, prokurori nuk e gjente dot se kush ishte titullari i autoritetit kontraktor që kishte firmosur tenderat e “5D”. Kam ardhur këtu për t’u ardhur sërish në ndihmë kolegëve të Erion Veliajt.
Është një aktmarrëveshje e firmosur mes Bashkisë Tiranës dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”. Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.
Kjo marrëveshje i ka hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga “5D”, kompania personale e Veliajt dhe Maznikut. Aktmarrveshja është firmosur në dhjetor të 2021. Mazniku ka shembur konkretisht 13 pallate. Kam ardhur t’jua lë aktmarrëveshjen në SPAK.
