Skip to content

Sot rikthehen reshjet! Ja zonat ku do të ketë shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonat kodrinore e malore, ndërsa në larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Related article  Projekti - Si do të lidhet Shqipëria me Italinë e Greqinë përmes autostradës së re

Parashikimi i erës dhe temperaturave

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 4 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, shpejtësia do të arrijë 5-7 m/s, ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Related article  Pse qeshën banorët? Jozi zbulon vendin e çudtishëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Temperaturat, pas valës së të nxehtit, do të pësojnë një rënie të lehtë, por do të mbeten të larta. Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar:

Qyteti Temperaturat (°C) Moti
Shkodër 22/39 Diell me re
Kukës 17/35 Diell me re
Lezhë 24/37 Diell me re
Durrës 19/37 Diell me re
Tiranë 24/37 Diell me re
Elbasan 21/38 Diell me re, shi
Berat 18/38 Diell me re, shi
Vlorë 20/34 Diell me re
Sarandë 20/36 Diell me re
Korçë 18/31 Diell me re, shi
Gjirokastër 17/37 Diell me re
Related article  Gjykata jep vendimin per Ilir Meten
Published inShowbizz