Skip to content

Sondazhi i fundit i McLaughlin ne Top Channel, Kush fiton zgjedhjet dhe si ndahen mandatet ne Tirane, surprize partia

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitonte me 49.4% të votave në rang kombëtar, kundrejt koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të Sali Berishës, e cila do të siguronte 34.9% të votave.

Është ky rezultati i sondazhit të tretë, të publikuar ekskluzivisht në emisionin Top Story, në Top Channel, realizuar në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”. Sipas të dhënave të sondazhit të tretë, realizuar nga 26 prilli deri më 3 maj dhe ku janë pyetur 1200 qytetarë, garën mes partive të reja e kryeson partia “Mundësia” e Agron Shehajt, me 5.3% të votave, e ndjekur nga “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, me 3.3% dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, me 3.1% të votave.

Sondazhi i publikuar në emisionin Top Story, të Grida Dumës, i pari në Shqipëri me ekspertë ndërkombëtarë që parashikuan fitoren e Donald Trump, sjell të dhënat për dy qarqet më të rëndësishme e më të mëdha në vend, Tiranën dhe Elbasanin.

Related article  Zbërthehet i penduari: Si do ekzekutonim me snajper deputetin

Sipas të dhënave të sondazhit, nëse Tirana do të votonte sot, 47.8% e saj do të ngjyrosej rozë, duke zgjedhur Partinë Socialiste, ndërsa 30,8% e saj do të ishte blu, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Edhe në kryeqytet, garën e partive të reja e kryeson “Mundësia”, me 5.7% të votave, ndjekur nga “Shqipëria bëhet”, me 4.6% e votave, “Lëvizja Bashkë” me 2.1%, PSD me 1.7% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.3% e votave.

Shifrat e përkthyera në mandate do të ishin 20 për Partinë Socialiste, 13 për Aleancën Shqipëria Madhështore, 2 për Partinë Mundësia dhe 2 për Lëvizjen Shqipëria Bëhet.

Nëse shqiptarët do të votonin sot, surpriza nuk ka as në Elbasan. Të dhënat e sondazhit për këtë qark nxjerrin fituese Partinë Socialiste me 53.2% të votave, ndaj 33.6% që shkojnë për koalicionin opozitar. Në Elbasan, forcë e tretë del “Shqipëria Bëhet”, që siguron 2.9% të votave, ndjekur nga partia “Mundësia” me 2.2% të votave dhe Lëvizja Bashkë me 1.5%.

Related article  I q*lluan nënën e 3 fëmijëve, ish-burri i Anila Prendushit bën veprimin e madh që se bën kushdo

Sipas të dhënave të sondazhit të tretë, që publikohet vetëm pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Edi Rama është politikani më i pëlqyer për shqiptarët, me 51.9%, i ndjekur nga Sali Berisha, që pëlqehet nga 36.6% e shqiptarëve, dhe Agron Shehaj me 36%. Ndërkohë, Adriatik Lapaj pëlqehet nga 30.3% e shqiptarëve, ndjekur nga Arlind Qori me 26.6% dhe Lulzim Basha me 12.5%. Edhe në sondazhin e tretë, tri mbeten problemet kryesore të shqiptarëve: ekonomia, papunësia dhe emigrimi.

Sondazhi i McLaughlin, në bashkëpunim me Top Channel, është i pari në Shqipëri i një kalibri me ekspertë ndërkombëtarë, sjell një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale. John McLaughlin është vlerësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”.

Related article  Pjesmarrja në Big Brother Albania e merr në qafë! Banorja bukuroshe ndahet nga burri (Foto)

Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.

E përkthyer në mandate, janë 20 për të majtën.

Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 30.8%, e përkthyer në 13 mandate.

Ndërkohë, Partia Mundësia merr 5.7%, e ndjekur nga Shqipëria Bëhet me 4.6%, sipas sondazhit të McLaughlin & Associates, ndërsa partitë e tjera mbeten nën 3%. 3.2% e të anketuarve deklarohen të pavendosur dhe vetëm 1% thonë se nuk do të votojnë.

Published inLajme