Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025, MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.
Pyetja më kryesore në këtë matje të parë nga 5 të tilla të cilat do të zhvillojë Barometri në Euronews Albania në vijim, lidhet me prirjen e votës. Për kë parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin PS, 24.9% e tyre tregojnë se do të votonin PD. 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.
Ndërkohë 19.1% janë të pavendosur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin sot. Një tjetër e dhënë shumë e rëndësishme nga matjet e Barometrit këtë herë është “Projeksioni i votës“.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe do të votonin edhe ata që janë të pavendosur (19.1%) si më sipër, dhe kjo përqindje do të ndahej sipas peshave që kanë partitë në përzgjedhjen e qytetarëve sot, atëherë:
Partia Socialiste do të merrte nga 48.1% – 52.1% të votave.
Partia Demokratike do të merrte nga 28.8% – 32.8% të votave.
“Shqipëria Bëhet” nga 6.4% – 9.4% të votave.
Partia “Mundësia“ nga 2.8% – 4.8% të votave.
“Lëvizja Bashkë” nga 1.7% – 3.7% të votave
“Partia e Lirisë “ nga 07% – 2.7% të votave.
Dhe partitë e tjera të mbetura nga lista 2% – 4% të votave.

Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 Janar 2025, MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.
Cila parti mendoni se do të fitojë zgjedhjet në 11 Maj? Kjo është pyetja që Barometri Euronews Albania u ka drejtuar 1600 qytetarëve dhe parashikimi i tyre tregon se: 64 % e tyre mendojnë që këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste. 15.6% e të pyeturve parashikojnë se këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Demokratike. 5.4% e tyre mendojnë se do t’i fitojë “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt. 1.2% mendojnë se këto zgjedhje do t’i fitojë Partia “Mundësia” e Agron Shehajt.
