Skip to content

“SKY ECC”, bën gjëmën,  arrestohet politikani shqiptar

Politikani 27-vjeçar shqiptar, Amarildo Vllazeria, ka rënë në prangat e policisë belge pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky ECC”.

Vllazeria, i cili rezulton të jetë ish-Kryetari i Komunës Mortsel në Belgjikë, u arrestua si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma famëkeqe “Sky ECC”.

27-vjeçari me origjinë shqiptare është liruar me kushte pas marrjes në pyetje, ndonëse prokuroria publike thotë se ka indikacione të rënda për fajësi.

Related article  Nikoll Lesi: SPAK do ua ngece ne fyt fitoren! Ja kush jane KOKAT qe do behen kurban per Edi Ramen

Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021. Një kontroll shtëpie është bërë edhe pranë qytetit Mortsel. Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak. Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.

“Të tre personat e arrestuar, janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importin dhe tranzitin e kokainës përmes portit të Antëerpit”, konkludoi policia nga mesazhet e deshifruara të bisedës. Ata u arrestuan pasi policia kreu pesë kontrolle në shtëpi. Gjithashtu janë sekuestruar mallra të ndryshme luksi, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Bashkia e Mortsel u kontrollua gjithashtu.

Related article  Çdo natë, banorët dëgjojnë ulërima nën tokë, çfarë po ndodh në këtë zonë të Shqipërisë?

Amarildo Vllazeria është këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe në tetor 2023 u bë kryetar komune në Mortsel. Ai ishte gjithashtu kryetar i komitetit special të shërbimeve sociale në atë kohë dhe ishte anëtar i këshillit të policisë.

Related article  Sondazhi i Euronews! Nese zgjedhjet mbahen sot ja si ndahen mandatet ne Qarkun Tirane, PS nuk merr dot...

Policia beson se Vllazeria dhe dy burrat e tjerë janë përfshirë në importimin e të paktën 150 kilogramëve kokainë në vitet 2020 dhe 2021. Ata gjithashtu thuhet se kishin planifikuar ta transportonin drogën jashtë vendit me automjete me ndarje të fshehura.

U fol edhe për ngritjen e një plantacioni kanabisi. Tashmë policia po heton ndër të tjera nëse Vllazeria ka abuzuar me detyrën në bashki për këtë qëllim.

Published inLajme