Lara Colturi po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme. Vetëm 18 vjeç, në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara renditet sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç.
Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.
