Skip to content

Skenari i erret per shqiptaret – Kush është “znj. Kështjella” dhe katër politikanët e njohur të opozitës që Sali Berisha po i përdor për pazare…

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demorkatike, Sali Berisha dhe drejtuesve të opozitës, duke zbuluar se katër figura të njohura të PD-së po përdoren për pazare politike pas dyerve të mbyllura. Sipas saj, “znj.

Kështjella” dhe politikanët Këlliçi, Alimehmeti, Lapaj e Binaj nuk janë gjë tjetër veçse vegla në një lojë të manipuluar për interesa personale. Madje Kokalari pretendon se Florian Binaj u përzgjodh qëllimisht për të hutuar publikun. Ndërkohë ajo paralajmëron se prapa këtij “teatri politik” fshihen marrëveshje të fshehta mes palëve.

“Mos u merrni me veglat, por me ata që i drejtojnë”, apelon Kokalari. Aktivistja u bën thirrje votuesve demokratë që të bojkotojnë zgjedhjet e Tiranës, duke e quajtur bojkotin “një revolucion të heshtur kundër sistemit”. Sipas saj, është koha që qytetarët të mos jenë më viktima të manipulimeve politike.

“E vetmja arsye pse zgjodhën një aktor/humorist që imitonte Ramën në programet e natës, është që ju të hutoheni dhe të merreni pikërisht me të, ndërkohë që ata finalizojnë pazaret pas dyerve të mbyllura. Si Këlliçi, Alimehmeti, Lapaj, Binaj, znj. Kështjella e shumë të tjerë që i përdorin për sulme a fasada fushatash, janë thjeshtë vegla.

Mos u merrni me veglat por me fenomenin dhe ata që i drejtojnë ato, ndryshe do te vazhdoni të shkoni nga humbja në humbje. Faktikisht, votuesit e Tiranës masivisht duhet ti bojkotojnë këto zgjedhje. Nëse denjoni të votoni, tregoni që ju jeni viktimë e vetvetes. Bojkotimi është një revolucion i heshtur ndaj këtij teatri. Është e vetmja përgjigje që meritojnë të dyja palët”, shkruan Kokalari.

Kokalari sulmon Berishën për ligjin e pronave
Ndërkohë aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve.

Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997. Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha ka lobuar me 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet, por kjo nuk ka ndodhur. E në lidhje me këtë, aktivistja Kokalari i drejtohet Berishës duke i thënë: “Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse”?.

“Sali Berisha, këtë djalin që nxore në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trembi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorët kokën.

Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk iu ngjit si etiketim.

Përgjigja është ‘hipokrizia’. Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërish, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh.

Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ia ushqeni akoma publikut? Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin. 45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje.

Diaspora nuk gënjehet aq kollaj. Lapaj një vend në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam: Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?

Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vendi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këtë, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht. Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot.

Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!! Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je. Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.

Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qenë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë. Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 milionë dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni.

Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë. Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë. Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfarë turpi”, shkroi disa ditë më parë aktivistja Kokalari.

Published inLajme