Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit teksa theksoi emrat e bandave të cilat sipas tij kanë ndihmuar Partinë socialistë për të fituar zgjedhjet.
Berisha në një intervistë në emisioni “Debat” në A2 CNN u shpreh se Altin Hajri i cili dyshohet se ka prerë me sharrë trupin e viktimës, ka punuar në Shijak për kandidatët e PS-së.
Berisha thekson se Hajri i bëri presion edhe kandidates demokrate duke i thënë se ajo nuk ka vend këtu. Ai shtoi se 11 maji ishtë një gjëmë për çdo shqiptar dhe votën e lirë.
“Altin Hajri i cili është personi që dyshohet se ka prerë me sharrë trupin e viktimë së tij Jani Prengës, është i lirë dhe punoi ditë e natë në Shijak për kandidatët e listës së PS dhe shkoi në një akt presioni kandidates sonë një nënë e re iu vërsul me makinë dhe i zbriti te këmbët për t’i thënë që ti këtu nuk ke vend. 11 maji është një gjëmë për çdo shqiptar dhe votën e lirë,” tha ai.
Berisha në Lushnjë u shpreh se Orik Shyti ka vendosur emrat e deputetet në listën e PS, me bandat nga veriu e Kosova me njerëz të armatosur në qendrat e votimit. Ai shtoi se emra të tjerë që kanë ndërhyrë janë Julian Sulo dhe Reanto Salihi.
“Le të shkojmë në Lushnje; Shytët kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnje. Orik Shyti me tarafin ka vendosur në listën e PS një vajzë që thuhet si e fejuara me djalin e tij nuk mund ta them.
Vendoset në listën e mbyllur pastaj Orik Shyti me banda e mercenarë të marrë nga veriu e Kosova me njerëz të armatosur p-ranë qendrave të votimit duke votuar për Ceno Klosi, Klodian Lajën dhe një Korreshi i PS.
Krahas tij në sinkron me të një Julian Sulo, një vrasës në kërkim. Përveç këtyre Renato Salihi,” theksoi ai.
