Policia e Tiranës shpalli në kërkim Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia.
Në hetim në gjendje të lirë, policia tha se vuri vëllain e tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme.
Policia thotë se i shpalli në kërkim 2 vëllezërit pronarë pasi importuan mishin e pulës me salmonelë, dhe akuza për të cilën dyshohen është “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
AMG Food në një reagim thotë se e shiti produktin tek 154 klientë, e faktuar kjo edhe me fatura tatimore, përmes të cilave u morën masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Sipas AKU, janë tërhequr nga tregu gati 4.5 ton, ndërsa inspektorët janë në terren edhe sasinë tjetër, gati 3.5 ton, të shpërndara në 10 qarqe të vendit.
Kompania DiMal e Mondi Hoxhës që po hetohet i lirë, në një reagim thotë se pasi u njoftuan për mishin me salmonelë, nuk e përdorën atë në asnjë prodhim të produkteve apo nënprodukteve të tyre dhe se asnjë sasi e rrezikshme me logon e tyre nuk është aktualisht në prodhim.
Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.
Të lirë për shpërdorim detyre po hetohen edhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.
Skandali është se konsumatori u njoftua nga AKU 1 javë pas analizave që faktuan prani të salmonelës në mishin e pulës, ndërkohë që edhe sot AKU e ka mbajtur të fshehtë emrin e kompanisë që e importoi, të cilën Report Tv e zbuloi përmes burimeve konfidenciale.
AKU referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës kompaninë, për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë pasi ka dyshime se të tjera sasi importonte nga jashtë e të tjera deklaronte.
Ajo qe eshte edhe me e rende, eshte qe kompania DiMal eshte nje nga sponsoret kryesore ne Big Brother Vip Albania dhe ashtu sic dihet sponsoret dergojne edhe ushqime brenda shtepise se BBVIP,duke ngritur keshtu dyshime se mishi me salmonele mund te jete derguar per banoret e kesaj shtepie.
Kjo ka sjelle shqetesim te familjaret e banoreve brenda Big Brother Vip, te cilet thane per portalin tone se do te kerkojne analiza, pasi konsumimi i ketij mishi mund te sjelle probleme per te afermit e tyre qe po konkurrojne per cmimin e ketij viti.