Skip to content

Skandal me trakte komunistash! A ishte i planifikuar eliminimi i Silvana Bushatit nga “Ferma VIP”?

Silvana Bushati u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Ferma VIP.  Eliminimi i saj ishte i papritur, pasi Silvana njihet për karakterin e saj të fortë e tepër sfidues.

Silvana po ashtu ishte një nga fermeret më të preferuara të këtij reality show që transmetohet në Vizion Plus.

Burime të afërta pranë ish-konkurentes bëjnë me dije se eliminimi i saj është porositur nga “shefat me bindje të forta nga e majta”. E gjitha kjo ka ndodhur pas banderolës që të afërmit e saj ngritën me dron mbi fermë me mbishkrimin “ËSHTË RRADHA JONË”!

Related article  Kamarieri që u dhunua nga polici - Ja si po i kalon ditët sot

Ky vendim absurd sipas tyre vjen pasi, pas banderolës që u ngrit mbi fermë, u hynë kërkimeve dhe zbuluan se Silvana Bushati adhuron Sali Berishën dhe e ka idhull.

Të bindur për manipulim, burimi pranë ish-missit shprehet se do kërkojnë nga kompanitë përkatëse databasën e SMS-ve që kanë qënë në mbështetje të Silvanës.

Kujtojmë gjitashtu se edhe këngëtari Frederik Ndoci pati një përplasje të ashpër me moderatoren Luana Vjollca pasi tha se nuk i beson aspak televotimit dhe sipas tij duhet të eliminohej Alba.

Related article  Vrasja e shqiptarit në Itali, Flet Pren Shota në arrest shtëpie: Im bir e qëlloi pasi Vladimiri më...

“Produksioni i pazareve ka dal bllof me formatin dhe rregullat e veta duke shkelur cdo pik te kontrates, pasi morem konfirmimin për një banderol me mbishkrimin ËSHTË RADHA JONË që e ngritëm me dron sic duket shefat me bindje të forta MAJTISTE nuk e kanë përtypur dot edhe morën një vendim sa apsurd dhe qesharak,aq sa ishin futur si minjë në BIOGRAFI dhe kishin zbuluar që Silvana Bushati adhuron dhe ka foto me liderin Sali Berisha!

Related article  Cfare po u mban sekret shqiptarëve Altin Dumani! Klodiana Lala ben deklaraten e forte, pse u detyrua te heshte

Ju informoj që do i shkoj deri në fund duke kërkuar edhe nga kompanit përkatëse DATABASE-ën e sms që kanë qënë me mijara në mbështetje te SILVANËS pasi është personazh publik dhe me influence të madhe edhe pse në një televizion kombëtar sic është Vizion Plus që audiencën e ka ZEROOOO!”- shprehet një person pranë Silvanës për Boldnews.al.

Published inLajme