Skip to content

S’ka ndodhur kurrë në një reality show/ Konkurrentja futet me orë në “Ferma VIP” (Video)

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferma VIP 2. Shtëpisë iu bashkua një konkurrente e re, Danela Shima, duke sjellë një tjetër kthesë në dinamikat e spektaklit.

Por ajo që mori vëmendjen e rrjeteve sociale nuk ishte hyrja e saj, por një detaj që i shpëtoi produksionit.

Related article  'Rama po te kishte...' Artan Hoxha nxjerr te dhenat per rolin e Rames ne skandalin McGonigal

Danela hyri në fermë me një orë në dorë, një aksesor i ndaluar për të gjithë konkurrentët që jetojnë në izolim të plotë dhe pa informacion nga jashtë.

Related article  Zjarret masive në Shqipëri, shënohet viktima e parë

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta online, pasi shkel rregullat bazë të reality show-t. “Si ka mundësi që askush nuk e vuri re këtë gjë?”, pyesin komentuesit në rrjet.

Në spektakle të mëdha si Big Brother VIP Albania, Ferma apo formate të ngjashme, aksesorët si ora, telefoni apo çdo pajisje që tregon kohën ndalohen rreptësisht.

Related article  'Me ngacmoi gruan', Zbardhet motivi i forte i pengmarrjes ne Tirane. Dalin detajet e renda , ja si veproi gruaja e pengut

Kjo është hera e parë që një situatë e tillë ndodh në një program të këtij lloji në Shqipëri.

Published inLajme