Skip to content

Situatë e rëndë nga zjarret! Përfundon në spital edhe nënkryetari i Bashkisë

Situata e zjarreve në Delvinë mbetet kritike, me flakët që vijojnë të rrezikojnë banesat dhe të dëmtojnë shëndetin e banorëve. Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, disa persona janë asfiksuar nga tymi i dendur, mes tyre edhe nënkryetari i Bashkisë Delvinë, Filip Xuxi. Ai, së bashku me banorët e tjerë, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Related article  Qëlloi me th*kë shoqen e saj, dalin pamjet intime te Kasandra Canit: Me gjoksin duke… (VIDEO)

Zjarret kanë djegur tashmë disa banesa dhe rrezikojnë shumë të tjera, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për të neutralizuar flakët.

Urdhër evakuimi dhe ndërhyrje masive, por me vështirësi

Si pasojë e përkeqësimit të situatës, Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar sot një urdhër urgjent evakuimi për banorët e Delvinës. Gjatë natës, situata ishte qetësuar, por në mëngjesin e sotëm zjarri u riaktivizua me forcë.

Related article  Prime i tensionuar! Gjesti fik mikrofonin dhe largohet nga debati, shpërthen në dhomën e rrëfimit

Ministri Pirro Vengu ka bërë të ditur se nga ajri po ndërhyjnë dy helikopterë, ndërsa në terren janë angazhuar qindra trupa të ushtrisë, Policisë së Shtetit, zjarrfikës, vullnetarë dhe banorë të zonës. Pavarësisht angazhimit të madh, terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e bëjnë situatën të vështirë për t’u menaxhuar plotësisht.

Related article  Of*ndoi Edi Ramën! Arr*stohet reperi i njohur shqiptar (Foto)

Published inShowbizz