Skip to content

Sinjali ‘bombe’ nga SHBA – Zyrtari i lartë amerikan refuzon takimin me Ramen e Berishen, takim special vetem në SPAK

Vizita e një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e opinionit politik dhe diplomatik.

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mark Fleming, zhvilloi dje një sërë takimesh me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues politikë, por nuk pranoi të takohej me kryeministrin Edi Rama apo me kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Burime diplomatike bëjnë me dije se vizita e Fleming kishte karakter të qartë institucional dhe lidhej me mbështetjen e reformës në drejtësi dhe rakordimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në qendër të agjendës së tij ishte një takim special me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe me prokurorin e posaçëm Klodian Braho. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari amerikan u takua gjithashtu me ministren e Brendshme Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Related article  Gazetari e thotë troç: Ja kush do ta sfidojë Berishën në garën për kryetar i PD! Shanset e mëdha për

Në vijim të agjendës, Fleming zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të opozitës, ku morën pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku, për të dëgjuar qëndrimet e tyre mbi procesin e integrimit europian dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Vizita e tij zhvillohet në një moment kritik për politikën shqiptare, teksa SPAK po heton figura të nivelit të lartë të pushtetit, përfshirë ministra, ish-ministra dhe drejtues të rëndësishëm publikë.

Mungesa e takimeve me liderët politikë Rama dhe Berisha interpretohet si një mesazh i qartë i Washingtonit se mbështetja amerikane për Shqipërinë kalon përmes institucioneve të drejtësisë dhe jo përmes individëve të komprometuar politikisht.

Related article  Shtëpia e Bardhë jep së shpejti lajmin e madh për Berishën? Flet njeriu i Trump

Kujtojmë se ardhja e Donald Trump në pushtet ka sjellë një ndryshim drastik në qëndrimin e ambasadës së SHBA në raport me qeverinë shqiptare. Asnjë urim për zgjedhje.

Asnjë urim për qeverinë e re. Sinjale të fuqishme të injorimit të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Një situatë e jashtëzakonshme midis dy shteteve që fillon me nivelin e ulët të përfaqësimit deri te kërcënimet për psikopatët e Sorosit dhe kartelet e drogës nga Donald Trump.

Takimi fundit i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka qenë më 1 tetor, kur Nancy VanHorn, u takua me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi u zhvillua, sipas burimeve diplomatike, në prani të shefit të stacionit të CIA për Tiranën ditën që kreu i shtetit do të firmoste dekretin për zgjedhjet e reja në Tiranë, duke njohur de facto shkarkimin e Veliajt në kundërshtim me kushtetutën.

Related article  'Ta martoj tët ëmë', Agron Llakaj shkon në urgjencë, zbulon të keqen që i panë syte

Futja në lojë e një funksionari të shërbimeve sekrete amerikane në takimin e presidencës është një rast i rrallë që tregon se marrëdhëniet me qeverisjen shqiptare janë futur në ngërç. Mesazhi që është përcjellë ka të bëjë me situatën e ngarkuar kriminale me uzurpimin e shtetit nga bandat e drogës dhe korrupsioni, i evidentuar qartazi në raportin e DASH.

Published inLajme