Skip to content

Silvinjo sjell surprizën e madhe në formacion. Ja si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë

Vetëm pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së shumë rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026. Kjo sfidë mbart një peshë të madhe jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë emocional, duke rikthyer në kujtesë historinë dhe ngjarjet e 11 viteve më parë në Beograd.

Related article  VIDEO - Historia e Zamires perlot Arditin, burri braktis gruan me tre vajzat ne spital, 4 femrat perfundojne ne rruge

Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilat dy ekipet do të zbresin në fushën e “Air Albania”. Shqipëria do të paraqitet me një modul 4-1-3-2. Në su lm, trajneri ka vendosur t’u besojë dyshes së përbërë nga Armando Broja dhe Rey Manaj, një kombinim ky i ri për ndeshjet e fundit të kombëtares. Jasir Asani do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa Arbër Hoxha do të jetë titullar.

Related article  Kodi i ri Penal, Rama do u mbylle gojen mediave! Shkoni ne burg po kritikuat vendimet e gjykates

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje kundër Anglisë dhe një fitoreje ndaj Andorrës në dy ndeshjet e para të kualifikueseve. Një rezultat pozitiv sonte, e sidomos një fitore ndaj Serbisë, do ta mbante Shqipërinë në garë të fortë për vendin e dytë në grup, i cili siguron pjesëmarrjen në play-off-in e Botërorit.

Related article  Kush është babai që përdh*noi vajzën e vetë që 5 vjeçe – Nëna rrëqeth me dëshminë: Ai ...

Ndërsa për Serbinë, kjo është ndeshja e parë në këto kualifikuese, pasi në muajin mars ata ishin të angazhuar në ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kombeve. Kjo e bën edhe më të rëndësishme sfidën e sotme për të dyja ekipet në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës 2026.

Published inLajme