Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha, është një mjeke psikoterapiste aktive në profilin e saj në Instagram. Profili i saj, i dedikuar kryesisht shërbimeve psikologjike, ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, të cilët shpesh i kujtojnë asaj të kaluarën e familjes.
Që prej publikimit të fotos së saj, aktiviteti në profilin e Valbonës është rritur ndjeshëm, por bashkë me të janë shtuar edhe komentet që lidhen me figurën e gjyshit të saj. Komentuesit shpeshherë shfryjnë brengat e tyre nga koha e komunizmit, duke e akuzuar familjen e saj. Njëri prej tyre shkruan: “Gjyshi yt i ka duar e lara me gjakun e shqiptarëve.”
Pavarësisht komenteve të shumta provokuese, Valbona Hoxha ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të heshtur. Ajo nuk iu kthen asnjëherë përgjigje komenteve që i referohen gjyshit të saj. Ndryshe nga kjo, ajo bashkëvepron normalisht me ndjekësit e tjerë kur diskutimet zhvillohen rreth temave të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me paraardhësit e saj. Kjo strategji duket se synon të mbajë profilin e saj profesional, duke e ndarë atë nga historia politike e familjes.