Skip to content

Si nisi sherri te “Cinco”/Mir Pepa hodhi një cigare të pa fikur te një grup djemsh

Detaje të reja kanë dalë nga përplasja e ndodhur natën e ndërrimit të viteve tek clubi i njohur i natës në kryeqytet, te “Cinco Cavalli”, ku Jetmir Pepa qëlloi dy herë në ajër me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se Pepa ishte ulur në zonën “VIP”, teksa gjatë natës ka hedhur një cigare të pafikur nga vendi ku ishte ulur.

Related article  I ka futur motrën në...Veliaj drejt marreveshjes se bujshme, ja cfare i ka 'premtuar' Edi Rama

Cigarja e pafikur ra poshtë në një tavolinë ku ishin një grup me djem, të cilët të revoltuar nga ky gjest i Pepës filluan të përplasen verbalisht me të. Më pas debati agravoi, deri në dhunë fizike.

Related article  Tjetër ngjarje e rëndë në vend, disa të plagosur

Referuar të njëjtave burime, grupi i djemve, të cilët deri më tani nuk janë identifikuar nga policia, kanë qëlluar me gota.

Në këtë moment, Jetmir Pepa ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar kështu panik te qindra të rinj të cilët ishin mbledhur në këtë club për të festuar ndërrimin e viteve.

Related article  “Hodhët baltë”/ Julia reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin

Fatmirësisht si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati viktima, ndërkohë Pepa pas ngjarjes u largua menjëherë nga ambientet e club-it. Policia e Shtetit më herët njoftoi se autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim, duke mos dhënë identitetin e Pepës për arsye hetimi.

 

Published inShowbizz