Skip to content

Si nisi sherri me arme mes të rinjve në Laç me 5 të plagosur! Shitësja ndërhyri për…

Pesë persona, katër të rinj dhe një shitëse ambulante, kanë mbetur të plagosur në Laç, pas një sherri që degradoi me armë zjarri mes disa personave në zonën pranë ish-gjykatës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sherri mes të rinjve kishte nisur një ditë më parë (2 maj) për të vijuar ditën e sotme, ku pikërisht rreth orës 14:00 ata janë përplasur sërish. Pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht, ata kanë nxjerrë armët dhe nga ngjarja mbetën të plagosur; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Gjithashtu mbeti e plagosur edhe Angjelina Gjezaj, një shitëse ambulante 58 vjeçe, e cila kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes të rinjve, por një plumb e kapi në këmbë gjatë të shtënave me armën e zjarrit.

Të gjithë të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës. Burime bëjnë me dije se dy nga pesë të lënduarit, konkretisht Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri ndodhen në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë plumba në zonën e legenit. Personat e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa autori që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, është gjetur edhe një makinë e djegur, që dyshohet se është ajo me të cilën ka lëvizur autori i ngjarjes pas krimit.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi Laçin. Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç.

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i

Published inLajme