Skip to content

Si i mori mbi 18 mijë vota? Sara Mile e famshme habit me deklaratën: Mu bashkuan …

Sara Mile, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste e cila mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, ka ndarë eksperiencën e saj gjatë fushatës elektorale në një intervistë për Euronews Albania. Mile u ndal në impaktin e përmendjes së saj nga kreu i Partisë Demokratike, sfidat personale dhe strategjinë e saj unike të fushatës.

Mile fillimisht komentoi reagimet pas përmendjes së emrit të saj nga lideri i opozitës, të cilin ajo e cilësoi si një moment me dy anë, negative dhe pozitive. “Unë u shënjestrova që gjatë fushatës, nuk është se ndodhi pas fitores time. Kryetari i opozitës doli dhe artikuloi një gënjeshtër të madhe. Pati një efekt absolutisht te votuesit e vet, ashtu sikurse pati në fakt dhe një efekt te simpatizantët e Partisë Socialiste,” – tha Mile.

Related article  Diola Dosti tregon. Ja shkaku kryesor i ulçerës së stomakut

Ajo theksoi se sulmi i drejtpërdrejtë nga kreu i opozitës ndikoi menjëherë në rritjen e dukshmërisë së saj publike. “Unë e kam thënë njëherë këtë dhe dua t’ja ngulis edhe njëherë e mirë skeptikëve, pata një moment kulminant pikërisht atëherë kur zoti Berisha përmendi emrin tim. Pata një reagim të menjëhershëm edhe në rrjetet sociale. Fill pas konferencës për shtyp pata një ‘boom’ ndjekësish, të cilët ndoshta do t’i kisha më vonë ose nuk do t’i kisha fare nëse nuk do të ishte artikuluar emri i tij prej meje. Një pjesë të mirë të reklamës ma ka bërë,” – shtoi Mile.

Related article  “Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”, G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

E pyetur rreth mënyrës se si e zhvilloi fushatën, Mile shpjegoi se ajo ndoqi një qasje ndryshe nga kolegët e tjerë, duke punuar në mënyrë horizontale në të gjithë qarkun e Elbasanit. “Ishte si një ortek, të cilin unë e ndjeva në fakt edhe gjatë fushatës. Guxova të bëja një fushatë ndryshe, kjo edhe për shkak të mundësisë që drejtuesi politik më dha, duke mos pasur një zonë të caktuar në qark. Pra, nuk më vendosi që të kisha një zonë të caktuar, por unë punova në të gjithë qarkun,” – tha ajo.

Mile zbuloi gjithashtu se shumë mbështetës, madje edhe nga radhët e Partisë Demokratike, iu bashkuan fushatës së saj. Ajo beson se tek ajo gjetën një individ të vërtetë dhe një figurë të re me pasion për politikën. “Nuk pashë majtas apo djathtas. Unë trokita kudo. Madje trokita në çdo derë pa e ditur fare se cilat bindje kishin. Në fillim pata habi, po pastaj nuk ishte dhe aq habi që pata dhe simpatizant të PD-së,” – tha Mile.

Related article  "Kjo është vetëm faza e parë” - Çfarë po paralajmëron Rama?

Duke reflektuar mbi sfidat, Mile pranoi se “goditjet” nga kundërshtarët politikë ishin të tepruara dhe shpesh të pamerituara, duke shkaktuar lëndim dhe momente pasigurie. Megjithatë, ajo u përpoq të qëndronte e fortë, duke theksuar se u mërzit më shumë për familjarët e saj që ndoqën nga afër këto sulme.

Published inLajme